Kaçe jep asist, humb penallti e “zverdhet” për 10 minuta (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

ekAktivizim për 90 minuta sot i Ergys Kaçes në Europa League, gjatë ndeshjes që PAOK luajti përballë danezëve të Brondby, duke e fituar me rezultatin e thellë 5-0. Por përtej hipotekimit të kualifimit për në fazën e grupeve të kompeticionit, për t’u veçuar është paraqitja e bërë nga mesfushori shqiptar, veçanërisht në 10 minutëshin e fundit.
Si fillim në të 82′ ka dhënë asistin për golin e pestë të realizuar nga sllovaku Mak. Por vetëm pas 7 minutave, Kaçe ka pasur rastin për të vendosur firmën në golin e gjashtë të grekëve nga pika e bardhë e 11-metrave, mirëpo e ka shpërdoruar. E sikur të mos mjaftonte kaq, ka marrë edhe një karton të verdhë në të 92′, si për t’i vënë vulën një mbrëmjeje që në planin personal anon nga gjërat jo të mira. Sidoqotë, qëndron fakti se mesfushori shtatshkurtër mbetet një nga pikat më të rëndësishme të PAOK, edhe në fitoren e arritur sot.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.