Kaçe kërkon formacionin, presion PAOK-ut

0
SHPËRNDAJE
Loading...


GREQI / Ergys Kaçe ka kërkuar nga klubi i PAOK-ut që të sqarojë të ardhmen e tij.

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare po kalon një formë shumë të mirë në këtë javë të parë të fazës përgatitore. Ndaj ai ka dashur të mësojë nëse do të jetë në planet e klubit, apo duhet të fillojë të mendojë për një sistemim të ri, meqenëse reparti i mesfushës te PAOK-u ka shumë rivalitet.

Sipas mediave greke, një ditë më parë, përfaqësuesi i lojtarit është takuar me trajnerin Stanogevits, duke kërkuar informacione rreth të ardhmes së Kaçes dhe mundësisë që kishte ai për të luajtur me rregullsi te PAOK-u.

Tekniku nuk është përgjigjur drejtpërdrejt, por ka bërë të qartë se në këtë moment, askush nuk e kishte vendin të sigurt në ekip, pasi të gjithë ishin në fazën e vëzhgimit.

Në ditët në vijim sipas “Panorama Sport”, do të mësohet më shumë, pasi Kaçe dëshiron të luajë rregullisht dhe jo të qëndrojë në stol, siç i ndodhi në sezonin e kaluar pasi u kthye te klubi grek.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.