Kaçe modest: Të qenit si familje, suksesi i Kombëtares

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Me atë perlë të tij, që do t’ia kishte zili edhe Pirlo, apo Cristiano Ronaldo, Ergys Kaç çoi peshë qindra mijëra tifozë kuqezi, gjatë ndeshjes miqësore të së shtunës në “Elbasan Arena” ndaj Francës. Por për nga bukuria, goli i tij ka bërë menjëherë edhe xhiron e botës, teksa agjenci lajmesh apo faqe interneti nuk kanë lënë pa i dhënë jehonë, bashkë me suksesin që Shqipëria arriti ndaj “gjelave”.

kace
Momenti kur Kaçe përgatitet tq ekzekutojë goditjen e dënimit që solli golin ndaj Francës

Vetë mesfushori me nr.26 ka dashur të shprehë entuziazmin e tij, përmes një postimi në profilin e Facebook-ut, ku ka shkruar shkurt: “Ne jemi një familje në Kombëtaren Shqiptare. Harmonia dhe respekti ndaj njëri tjetrit na ka dhuruar këtë sukses!”. Pra me pak fjalë nuk ka dashur të marrë meritat të gjitha vetë, por i ka ndarë me ekipin. Madje s’ka lënë pa përmendur as trajnerin De Biasi, kur në një tjetër postim ka shkruar: “Merita i takon këtij njeriu,dhe trajneri të madh. Zoti e Bekoftë!”.

KaceF
Kështu, megjithëse saktësia e mjeshtëria në atë goditje dënimi mund të thuhet se ishte meritë tërësisht personale e Kaçes, ai është përpjekur ta quajë fitoren e grupit. Modestia dhe përulja duket se është një tjetër cilësi për t’u vlerësuar e këtij, lojtari që me siguri tani e tutje, De Biasi do ta ketë edhe më të vështirë ta ulë në stol.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.