Kaçe në stol, Paok zhytet në krizë

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Ergys Kaçe vazhdon të kalojë një periudhë të errët tek ekipi i Paok, por edhe skuadra greke është në të njëjtën situatë. Në ndeshjen ndaj Atromitos, Paok nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 duke humbur kështu terren ndaj ekipeve rivale për një vend në Europa League. Mesfushori shqiptar edhe në këtë ndeshje qëndroi përgjatë 90 minutave në pankinë pasi trajneri Igor Tudor nuk vendosi t’a aktivizonte edhe pse skuadra e tij çaloi shumë në mesfushë. Me këtë barazim ekipi i Paok zbret në vendin e katërt dhe duket qartë që nuk po kalon një periudhë të mirë.

Ergys Kaçe, me uniformën e PAOK-ut të Selanikut
Ergys Kaçe, me uniformën e PAOK-ut të Selanikut

Pa Ergys Kaçen në fushën e lojës ekipi grek në 4 ndeshjet e fundit nuk numëron asnjë fitore duke barazuar 3 dhe humbur 1. Padyshim që ndihet shumë mungesa e mesfushorit shqiptar tek Paok, por për shkak të inatit për mos rinovimin e kontratës, ndaj Kaçes po merren masa disiplinore në këtë mënyrë duke mos e aktivizuar për asnjë minutë në ndeshjet e fundit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.