Kaçen e do Fiorentina, por PAOK-u e shet vetëm me një kusht

0
SHPËRNDAJE

ekPër momentin, Ergys Kaçe është ende te PAOK, por lojtari ka ndezuar interesimin e disa skuadrave nga Italia e Turqia. Së fundi, për mesfuishorin kuqezi ka shfaqur interes skuadra e Fiorentinës, sipas asaj që raporton “Football-Land. GR”. Bëhet me dije se agjenti i mesfushorit, Janis Evangelopoulos ka zhvilluar një takim të shkurtër me drejtorin sportiv të klubit nga Selaniku, Frank Arnesen.

“Web”-i në fjalë thekson se agjenti kërkon të nënshkruajë një kontratë me më shumë të ardhura për lojtarin, qoftë kjo edhe larg PAOK-ut. Mesa duket, grekët janë shprehur të gatshëm të heqin dorë nga lojtari nëse klubet e interesuara ofrojnë 4 milion euro në këmbim. “Football-Land” shkruan që nëse paguhet një shumë e tillë, nuk do të jetë aspak problem që PAOK ta lejë të lirë lojtarin shqiptar të rritur në radhët e të rinjve të këtij klubi

Megjithatë, me shumë mundësi, drejtuesit e PAOK mund t’i propozojnë lojtarit shqiptar një kontratë të re me një rritje të ndjeshme të pagës, për të mbajtur sa më larg skuadrat që synojnë shërbimet e tij. Pak javë më parë, ndaj Kaçes pati sinjale interesimi nga ana e Udineses dhe disa klubeve turke.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.