Kahata: S’kthehem te Tirana, pa zgjidhur problemet me klubin

0
SHPËRNDAJE

kaha
Faksimile e njerit prej shkrimeve ku ka folur Kahata

Francis Kahata është evaziv mbi rikthimin për të nisur përgatitjet për sezonin e ri te Tirana, teksa shokët e tij të skuadrës kanë gati një javë që kanë nisur stërvitjet. Mesfushori i Kombëtares keniane ka zbuluar se klubi tiranas duhet të zgjidhë disa çështje kontroverse, por ka nënvizuar se do të bashkohet me skuadrën, me të zgjidhur problemet që me shumë mundësi janë të karakterit financiar, ashtu si për një pjesë të mirë të ekipit.
“Nuk di se kur do të kthehem për momentin – ka deklaruar për mediat keniane -. Kemi një farë dueli në distancë me klubin në lidhje me disa gjëra…. Pasi të kenë zgjidhur ato, mund të mendoj rikthimin”. Në mediat shqiptare kanë dalë oferta nga skuadra belge për Kahatën, gjë e konfirmuar edhe nga vetë klubi bardheblu. Ndërkohë që vetë mesfushori është shprehur në lidhje ndoshta me shikimin e kontratës prej dy vjetësh e gjysmë që firmosi në janar të 2015-s: “Nuk mund të them se cilat skuadra kanë treguar interes për të firmosur me mua. Por me siguri di të them që ka disa gjëra personale që klubi duhet të sqarojë me mua”, ka përfunduar ish-mesfushori i Thika United.

Ditëlindjen më 4 korrik, apo 7 qershor?
Ndërkohë, një kontradiktë kurioze shfaqet përsa i takon ditëlindjes së Kahatas. Klubi bardheblu e ka uruar sot për 24-vjetorin, mesa duket sepse ashtu e kanë të dokumentuar në letrat e federimit. Mirëpo duke i hedhur një sy faqve si “Transfermarket”, apo “Wikipedia” dallohet qartë se ditëlindja e kenianit është në 7 qershor 1991 dhe jo më 4 korrik. A është një datëlimdje e dhënë gabim nga vetë Francis, gafë e klubit, apo e “”Wikipedias”? Duket e çuditshme, por gabimi rezulton të jetë i “Wikipedia”-s dhe “Transfermarket”, pasi klubi kryeqytetas ka reaguar duke na sjellë këtë foto, të shkrepur nga ai që duhet të jetë Facebook-u real i lojtarit.

dtl
Faksimile e profilit të Kahatës në Facebook që thotë se ditëlindjen e kishte dje

S'KA KOMENTE

Comments are closed.