Kahata: Tirana më ka borxhe, ndaj s’jam rikthyer

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Zbardhet “misteri” i krijuar për të ardhmen e Francis Kahatës. Lojtari zyrtarisht vazhdon të jetë pjesë e Tiranës, paçka se ende nuk i është bashkuar grupit dhe nuk dihet ende nëse kjo do të ndodhë. Ka qenë vetë futbollisti që i ka dhënë dritë kësaj çështjeje në një deklaratë për mediat afrikane.

Ai ka sqaruar se vonesa e tij ka ardhur si shkak i detyrimeve të prapambetura nga ana e klubit bardheblu. Njëherësh ka sqaruar se pas ndeshjes që Kombëtarja e Kenias do të luajë më datë 6 shtator kundër Zambias, ai do të vendosë nëse do të rikthehet apo jo në Shqipëri.
“Tirana më ka disa detyrime të papërmbushura, ndaj nuk jam kthyer. Deri tani nuk jam shlyer. Ende nuk kam vendosur për të ardhmen time, por unë do ta bëj këtë pas ndeshjes që luajmë të dielën kundër Zambias. Ndaj, nuk mund ta them me qartësi nëse unë do të kthehem apo jo”, ka thënë fillimisht keniani në prononcimin e sotëm të gazetës ‘Panorama Sport”

Burimi: http://www.panorama-sport.com/2015/09/zbardhet-misteri-i-voneses-kahata-sjam-rikthyer-pasi-tirana-me-ka-borxhe/#ixzz3kfSImkzQ

S'KA KOMENTE

Comments are closed.