Kaka, nga goli për 40′ merr kartonin e parë të kuq (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

kartonKaka
Momenti i ndeshkimit te Kaka

Edhe “ëngjëlli” ndonjëherë del nga binarët. Pak a shumë kjo ka ndodhur me Kaka, ish-lojtari i Milanit, i cili tani luan në SHBA me Orlando City. Ai ka marrë kartonin e parë të kuq në karrierën e tij, pasi ka shkelur një kundërtar gjatë barazimit 1-1 në ndeshjen e mbrëmshme të kampionatit përballë Real Salt Lake. Braziliani 33-vjeçar. që i dha Orlandos një avntazh pas 5 minutash lojë, shtyu kundërshtarin Javier Morales dhe pastaj i vendosi këmbën në shpinë teksa ai ishte në tokë. Nuk ishte fort e sigurtë nëse Kaka pati kontakt, apo thjesht kërkoi të rregullonte ekuilibrin e tij. Mirëpo gjyqtari nuk pati asnjë dyshim, duke i treguar kartonin e kuq. Episodi ndodhi në fund të pjesës së parë, çka detyroi ekipin e tij të luajë në inferioritet për 45 minutat e tjera, duke mos arritur të ruajë avantazhin.

EPISODI I NDESHKIMIT


Faktikisht, Kaka është larguar dy herë të tjera para kohe nga fusha, por në të dyja rastet bëhej fjalë për mbushjen e dy katonëve të verdhë: së pari kjo u regjistrua me Brazilin në ndeshjen e Botërorit 2010 kundër Bregut të Fildishtë, ndërsa precedenti tjetër ndodhi me Real Madridin ndaj Osasunës në dhjetor 2013.

GOLI I SHENUAR NGA BRAZILIANI

S'KA KOMENTE

Comments are closed.