Kalamishi: Gjici do të bëhet drejtor i INUK-ut

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Teksa tifozët shkodranë fërkojnë duart dhe ëndërrojnë për Vllazninë, duket se drejtori Kalamishi mendon krejt të kundërtën. Ardhja e mundshme e Safet Gjicit te Vllaznia ka qenë lajmi më i komentuar dje në rrjetet sociale. Natyrisht, edhe drejtuesit aktual të klubit shkodran nuk mund të qëndrojnë larg atyre që përfliten në këtë periudhë.

imageKa qenë vetë administratori i Vllaznisë, Neritan Kalamishi, ai që ka reaguar përmes “Facebook”-ut, por me ironi, duke lënë të kuptohet se nuk ka shanse që Gjici mund të vendoset në krye të Vllaznisë. “Safet Gjici mund të bëhet drejtor i përgjithshëm i INUK-ut, kjo është e sigurt”, ironizonte dje Kalamishi, duke qartësuar miqtë e tij që komentonin në një prej artikujve për Gjicin në internet. Gjithsesi, ajo që vendos për të ardhmen e Vllaznisë është kryetarja aktuale e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi. /Panorama Sport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.