Kalamishi-Grima-Zmijani nën akuzë për çështjen Selmani (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Jasir Selmani me trajnerin Zmijani
Jasir Selmani me trajnerin Zmijani
Superiorja/ Tek Vllaznia tashmë ka një çështje, dhe ajo quhet Jasir Selmani. Treshja që drejton ekipin shkodran Grima-Kalamishi-Zmijani. Tashmë ata janë vënë nën akuzë, pasi lojtari Selmani firmosi një kontratë me Vllazninë, por duket se kontrata e tij ka qënë fiktive. Ja rrjedha e plotë e ngjarjeve: Më datë30 qershor firmosin kontratë me mesfushorin Jasir Selmani por më e çuditshmja është që pas 2 muajve atij i është thënë: “1-Sdo stervitësh me ekipin pasi s’je në planet e mia,”- i është drejtuar trajneri Zmijani lojtarit. Pasi Selmani ka kontaktuar me drejtuesit përgjigjia e tyre e cuditshme është: “2- Ti nuk ke nënshkruar një kontratë me ne.” Ja si përgjigjet Selmani që në fakt eshte e verteta:

“Ditën e martë, drejtuesit e klubit dhe trajneri Zmijani më kanë kërkuar në një takim. Më komunikuan largimin nga ekipi, sepse nuk ishin të kënaqur me formën time, duke mos respektuar kontratën që kishim firmosur më 30 qershor. Pasi drejtori teknik më tha se nuk kam asnjë kontratë që më lidh me Vllazninë, njoftova edhe krerët e klubit, por deri tani nuk kam marrë asnjë përgjigje. Kontrata që unë kam nënshkruar 2 muaj më parë paska qenë fiktive. Ky është më shumë se një mashtrim. I jam drejtuar FSHF-së, duke i dërguar një shkresë zyrtare, për ta vendosur në dijeni të kësaj situate. Nuk dua të largohem nga skuadra pa marrë më parë gjithë dokumentacionin nga Vllaznia, atë që kam dërguar nga ish-klubi ku unë luaja para se të firmosja me shkodranët. Po qëndroj te kuqeblutë, sepse nuk dua që drejtuesit e klubit të thonë se kam marrë një pjesë të parave që më takojnë nga kontrata dhe jam larguar.

Jasir Selmani me fanellën e Vllaznisë
Jasir Selmani me fanellën e Vllaznisë

“Nuk më lënë as të stërvitem me ekipin, ndërsa po vijoj përgatitjet në mënyrë individuale”, deklaron Jasir Selmani. Një çështje kjo e cila duket se ka ende prapaskena të tjera, duke parë se lojtari pretendon se ka firmosur një kontratë, e cila nga ajo që ai deklaron nuk është dërguar në FSHF, ndërsa nga ana e drejtuesve të Vllaznisë i është pohuar se pasi kishte firmosur për dy sezone, kopjen e kontratës do ta posedonte në momentin që ajo të dërgohej në institucionin më të lartë të futbollit shqiptar për t’u bërë procedurat e federimit.
Ankesa e bërë nga Jasir Selmani në FSHF
Ankesa e bërë nga Jasir Selmani në FSHF

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur, ndërsa mesfushori gjendet sot në mes të “rrugës”, ndërsa si përfundim pohon gjendjen emocionale në të cilën gjendet: “Unë personalisht ndjehem i terrorizuar nga kjo situatë dhe sot iu kërkova të vinë të më takojnë për të prishur kontratën dhe të largohem. Iu thashë nuk dua as dëmshpërblim, thjesht të prishim kontratën. Por kjo e fundit duket se nuk ekziston, edhe pse unë e kam firmosur para kamerave në prani të administratorit Kalamishi dhe trajnerit Zmijani.” /Sport Ekspres/

Video nuk mund të gënjejë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.