Kaleb Ekuban firmos me Leeds në Angli, tek Partizani marrin meritat duke postuar grafikun e rritjes së lojtarit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Partizani / Ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban, është zyrtarizuar mbrëmë në Angli te Lids Junajtid. Pas shkëlqimit në sezonin e fundit në Kategorinë Superiore, italo-ganezi ka firmosur një kontratë 4- vjeçare me anglezët. 23-vjeçari shikohet si një bast për drejtuesit e Lidsit, por pritet që të mos humbasin gjë, sido që të shkojë aventura e Ekubanit.

Anglezët gjejnë rastin të bëjnë humor me kalimin e italo-ganezit te Lidsi, duke e krahasuar me paraqitjen e sulmuesit të Kombëtares shqiptare Edgar Çani në “Elland Road”. Sipas mediave angleze, pozitiv është fakti se Ekuban nuk mund të jetë më keq se Çani, i cili nuk shënoi gol me Lidsin në 2015- ën, kur u huazua në Angli nga italianët e Katanias.
Partizani ia rriti shumë vlerën Ekubanit, vlera e kartonit të sulmuesit tani ka shkuar mbi 700 mijë euro. Klubi i kuq, përmes një postimi në “Instagram”, ka paraqitur një grafik ku shikohet rritja e vlerës së lojtarit. Klubi e shoqëron grafikun me këtë diçiturë: “Ai momenti kur ke zgjedhur FK Partizanin për t’u rritur si lojtar”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU