Kalendari i javës së 28-të të superiores

0
SHPËRNDAJE

SuperiorePas dy javëve pushim, Kategoria Superiore do të rikthehet të shtunën, me ndeshjet e javës së 28-të të kampionatit. Katër ndeshje, ku në fushë do të zbresin rivalët për titull, pretendentët për një vend në kupat e Europës, por edhe skuadrat që luftojnë për mbijetesë

Diten e shtune do te luhen 4 takime, dy prej tyre ne oren 16:00 atje ku ne Kurbin, Laci do te prese Partizanin ndersa ne Ballsh, Bylisi pret Kukesin, dy ekipe qe luftojne per objektiva rejt te kunderta.Nen driten e prozhektoreve, ne oren 19:00 zhvillohen dhe dy takime te tjera.Skenderbeu kryesues pret Vllaznine ne Korce ndersa Teuta dhe Flamurtari perballen me njera-tjetren ne “Niko Dovana” te Durrsit.

Java e 28-të e Superiores mbyllet të dielën, me ndeshjen e vetme që luhet më datën 3 Prill. Në orën 16:00, Tirana do të presë në “Selman Stërmasi” Tërbunin e vendit të fundit, ku do të kërkojë fitoren e parë pas 6 javëve, ku ka regjistruar vetëm tre barazime dhe tre humbje.

Kategoria Superiore – Java 28

E shtunë, 2 Prill

Ora 16:00 Laçi vs Partizani

Ora 16:00 Bylis vs Kukësi

Ora 19:00 Skënderbeu vs Vllaznia

Ora 19:00 Teuta vs Flamurtari

E diel, 3 Prill

Ora 16:00 Tirana vs Tërbuni

S'KA KOMENTE

Comments are closed.