Kalinic largohet nga grumbullimi, Milan e pret me krahë hapur

0
SHPËRNDAJE


Seria A / Nuk ka qetësi në shtëpinë e Fiorentina-s. Nikola Kalinic nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës në Modena dhe është larguar nga grumbullimi, zyrtarisht për arsye personale. Një vendim ky që ka ndezur thashethemet e merkatos. Në fakt, mungesa e tij duket se ka qenë një pasojë e përplasjes së zhvilluar mes drejtorit sportiv Corvino dhe menaxherit të lojtarit. Sulmuesi kroat ka dëshirë të ribashkohet me Montella-n te Milan dhe është gati të detyrojë klubin toskan që ta lërë të lirë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.