Kamer Qaka: Do më shihni sa i mirë jam. Së shpejti do firmos me një skuadër Champions-i

0
SHPËRNDAJE

Kamer Qaka deri dy ditë më parë ishte një emër thuajse i panjohur për publikun shqiptar dhe ftesa e tij për të marrë pjesë ne grumbullimin e përfaqësueses ishte një nga surprizat më të mëdha. Por futbollisti më i ri kuqezi, mendon se e meriton plotësisht një ftesë të tillë dhe se do t’ju tregojë të gjithëve në fushën e lojës se sa vlen.

“Ëndrra ime ka qenë gjithmonë që të luaj për Shqipërinë, e kam pasur në zemër. Është e pabesueshme. Ata morën pjesë në Europian një vit më parë, janë një skuadër shumë, shumë e mirë. Unë kam qëndruar i vetëm pjesën më të madhe të jetës time, por kam besuar gjithmonë te vetja. Shumë njerëz mund të mendojnë “Çfarë po ndodh? Përse Kameri është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë? Realiteti është se unë jam një lojtar shumë i mirë”, tha Qaka në një intervistë për “VG”.

Ai deklaroi se vendimi më i mirë që kishte marrë në jetë ishte të largohej nga Norvegjia, për të luajtur në Rumani, ku megjithëse është pjesë e një ekipi mesi tabele, shprehet se përshtatet më mirë me mënyrën e lojës.

“Gjithçka ka qenë fantastike, gjithçka është e shkëlqyer këtu. Gjëja më e mirë që kam bërë ishte të largohesha nga Norvegjia. Nuk është mënyra ime e lojës, mua më pëlqen të shoh futboll të bukur. Zgjedhja më e mirë që kam bërë në jetë ishte të vija në Rumani”, vijoi futbollisti 22-vjeçar, i cili gjithsesi mendon se nuk do të rrijë edhe për shumë vite aty.

“Keni për të dëgjuar më shumë nga unë, njerëzit do të tronditen. Ka shumë klube të mëdha që më ndjekin. Ata luajnë në Ligën e Kampioneve. Unë kam takuar disa prej tyre në Rumani, të shohim nëse do të ndodhë ndonjë gjë në janar apo në verën e ardhshme. Por tani jam shumë, shumë i lumtur. Ata që nuk besojnë te aftësitë e mia, le të shohin ndeshjen kundër Turqisë. Ose do të preferojnë të mos e shohin, por qesh mirë kush qesh i fundit. A nuk thonë kështu?”, ishte deklarata e futbollistit më të ri të përfaqësueses shqiptare.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU