Kampionati i Kosovës nisi me bollëk golash

0
SHPËRNDAJE

12009829_944270582311981_277555186719946983_n
Hajvalia, njëra prej debutueseve të Ligës së Kosovës

Ka nisur më së miri kampionati i Kosovës në futbollin femëror, me shumë gola por edhe me të papritura. Kanë debutuar plot tre ekipe: Hajvalia, Dukagjini dhe Ulpiana por fatkeqësisht është zhdukur nga skena një emër i njohur, kampionia e trefishtë Prishtina. Rezultatin më bindës të javës e ka arritur Vizioni i Ferizajit që ka mundur si vizitor Ulpianën 1-7 ndërsa ka debutuar me fitore Hajvalia edhe pse një fitore e ngushtë ndaj Intelektualeve që më parë njiheshin me emrin Drita Gjilan. Ja rezultatet e javës së parë:

Hajvalia Prishtinë – Intelektualet Gjilan 4-3
Dukagjini Klinë – Kosova Prishtinë 1-2
13 Qershori Suharekë – Llapi Podujevë 2-0
Ulpiana Lipjan – Vizioni Ferizaj 1-7
Mitrovica pushim.

# Ekipi L F B H +/- P
1 Vizioni 1 1 0 0 7 : 1 3
2 13 Qershori 1 1 0 0 2 : 0 3
3 Hajvalia 1 1 0 0 4 : 3 3
4 Kosova 1 1 0 0 2 : 1 3
5 Mitrovica 0 0 0 0 0 : 0 0
6 Intelektualet 1 0 0 1 3 : 4 0
7 Dukagjini 1 0 0 1 1 : 2 0
8 Llapi 1 0 0 1 0 : 2 0
9 Ulpiana 1 0 0 1 1 : 7 0

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.