Kampionati Kombëtar/ Formacioni ideal i javës së parë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

11897190_10153489790867254_1511432734_n
Formacioni ideal i javës së parë sipas Minuta90.com

Minuta90.com ka vendosur të shpallë formacionin më të mirë të Kategorisë Superiore për javën e parë të saj. Siç e shikoni edhe në foto, bëhet fjalë për një rreshtim standart 4-4-2. Duke nisur argumentimin tonë për çdo lojtar, në fillim përmendim portierin e Teutës Bledian Rizvani, i cili ruajti të paprekur rrjetën e tij duke qenë i gatshëm edhe atëherë kur kundërshtarët ngacmuan sadopak kuadratin e Teutës.

Më pas kalojmë në krahun e majtë, Gledi Mici, gjithnjë agresiv dhe i shpejtë në aksionet e tij, ka meritën kryesore për golin e shënuar nga Lima në avantazhin ndaj Bylis. Në qendër të mbrojtjes kemi vendosur Emiljano Çelën e Laçit, jo vetëm për golin e shënuar, por pasi ka qenë edhe një nga pikat më të forta të bardhezinjve ndaj Partizanit.

Ndërkaq Malota, si gjithnjë tepër luftarak, ka izoluar sulmuesit ballshiot duke mos u dhënë hapësira për të goditur portën e Kukësit. Në krahun e djathtë kemi rreshtuar të palodhurin Dritan Smajli, i cili ka qenë mjaft aktiv në lojën e tij.

Në mesfushë japonezi i Tiranës, Masato Fukui, ka qenë tepër aktiv nga krahu i majtë. Rikuperon një top të humbur në ate krahun e majtë dhe jep asist për Likën në të djathtë, ndërsa më pas bëhet nuhatës i golit te gjuatja e Gilbertos, duke shënuar golin me vlerën e tre pikëve për bardheblutë.
image
Në qendër të mesfushës ndodhet Meglid Mihani, lojtar shumë teknik, i saktë në pasime dhe shumë luftarak. Goli ishte “qershia mbi tortë” e paraqitjes së tij ndaj Flamurtarit. Edhe braziliani Erik Fimagelores ishte një nga pikat më të forta të Kukësit. Ai spikati me shpejtësinë dhe teknikën e tij duke shënuar edhe golin e sigurisë në fundin e ndeshjes.

Në krahun e djathtë kemi vendosur Gilman Likën i cili u duk i rilindur te Tirana duke u shfaqur mjaft aktiv, madje duke shënuar edhe gol në portën pukjane. Dyshja sulmuese formohet nga Xhevahir Sukaj dhe Gilberto.

imageSukaj ka ndryshuar lojën në pjesën e parë i cili me aktivizimin e tij, ndërkohë që Gilberto që në javën e parë u shfaq i papërmbajtshëm dhe vendimtar duke qenë tepër i fortë për mbrojtësit kundërshtarë në duelet e tij me ta. Në fund vendi i trajnerit të javës i takon Gugash Maganit, i cili rreshtoi në fushë një skuadër ngulmuese, e cila taktikisht meriton notën 10, ku padyshim meritën kryesore e ka tekniku peqinas.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.