Kamza afron dy vlonjatë dhe 1 brazilian

0
SHPËRNDAJE

Kamza ka firmosur sot me mesfushorin brazilian Bruno Arrabal, ardhur nga kampionati qipriot, por tani duket se ka nisur fuqishëm punën për ndërtimin e një skuadre cilësore për sezonin e ri. “Sport Ekspres” raporton se sot është arritur marrëveshja edhe me portierin vlonjat Argent Halilaj. Ky i fundit u largua para pak ditësh nga Flamurtari, ku u vendos që mos t’i ofrohej kontratë e re, edhe pse sezonin e shkuar 34-vjeçari pati një rendiment të shkëlqyer, me 20 gola të pësuar në 26 ndeshje si titullar. Pas 7 sezonesh si titullar fiks në Superiore, mes Kastriotit, Kukësit e Flamurtarit, tashmë Halilaj e rinis nga Kamza, ku sërish do të jetë pikë referimi.

Gjithashtu, drejt Kamzës është edhe Taulant Kuqi. Mesfushori 31-vjeçar, i aftë të luajë edhe si qendërmbrojtës, për herë të parë në karrierë lë Vlorën. Kuqi është drejt mbylljes së bisedimeve me Kamzën, ku së bashku me Halilajn do të japë një kontribut të çmuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.