Kamza e pakapshme, mund Mamurrasin dhe vazhdon të fitojë

0
SHPËRNDAJE

Kamza ka bërë “formalitetin” e radhës në Grupin A të Kategorisë së Parë, duke fituar sot ndeshjen e fundit të mbetur nga java e 14 me rezultatin 3-0 ndaj Mamurrasit, për t’u shkëputur më tej në kreun e klasifikimit.

Skuadra e trajnerit Bledar Devolli ka dominuar me lojë që nga minuta e parë, deri në të fundit dhe vetëm pasaktësia para porte e sulmuesve të saj bënë që pjesa e parë të mbyllej me avantazhin minimal 1-0 falë golit të mesfushorit Ersil Ymeraj në minutën e 13′.

Në pjesën e dytë, Koleci arriti të dyfishonte shifrat në minutën e 55-t të ndeshjes, ndërsa rezultati përfundimtar u vulos nga Çekiçi, kur regjistrohej minuta e 88′ e sfidës. /minuta90.com/

Kamza-Mamurrasi 3-0

Golat: Ymeraj 13’, Koleci 55’, Çekiçi 88’

Klasifikimi

  1. Kamza 39 pikë
  2. Besëlidhja 31 pikë
  3. Erzeni 25 pikë
  4. Burreli 24 pikë
  5. Shënkolli 20 pikë
  6. Besa 16 pikë
  7. Kastrioti 13 pikë
  8. Mamurrasi 12 pikë
  9. Iliria 10 pikë
  10. Tërbuni 6 pikë

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.