Kamza e pandalshme, fiton edhe ndaj Kastriotit

0
SHPËRNDAJE

Kamza vijon e qetë në krye të klasifikimit në grupin A të Kategorisë së Parë, teksa mori fitoren e radhës, këtë herë në transfertë ndaj Kastriotit.

Fatin e kësaj ndeshjeje e vendosi Ermir Rezi me golin e shënuar në minutën e 17′, ndërkohë që ekipi i drejtuar nga trajneri Bledar Devolli kishte mundësinë të dyfishonte shifrat në disa momente, por rast më flagrant është një penallti në pjesën e parë.

Morina nga pika e bardhë goditi shtyllën pingule dhe goli i sulmuesit Rezi mbeti në fuqi deri në fund të takimit, duke bërë që Kamza ta dërgojë diferencën me Besëlidhjen në 10 pikë. /minuta90.com/

Kastrioti-Kamza 0-1

Goli: Rezi 17’

  1. Kamza 42 pikë
  2. Besëlidhja 32 pikë
  3. Erzeni 28 pikë
  4. Burreli 25 pikë
  5. Shënkolli 20 pikë
  6. Besa 17 pikë
  7. Kastrioti 13 pikë
  8. Mamurrasi 13 pikë
  9. Iliria 11 pikë
  10. Tërbuni 7 pikë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.