Kamza kërkon “samurain”, largohet sulmuesi Niason

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Kamza prezantoi dje katër afrimet e deritanishme, Argent Halilajn, Hektor Idrizajn, Alfred Zefin dhe Bruno Arrabal, që do të jenë nën urdhrat e trajerit Ramadan Ndreu sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë klubi po punon për të bërë edhe disa afrime të tjera, nga brenda dhe nga jashtë vendit. Masato Fukui është një objektiv i kahershëm i Kamzës, që ia ka bërë ofertën anësorit japonez.

Së fundmi është larguar nga prova sulmuesi anësor Noel Niason, 23-vjeçari që ka luajtur me maltezët e Florianës në kupat e Europës, ndërkohë që më parë ishte aktivizuar në Greqi dhe Belgjikë. Pasi është parë me kujdes, është vendosur që ai të mos e vijojë më provën me Kamzën.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU