Kamza/ Lojtarët nuk stërviten dot me sufllaqe…

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Stafi teknik i Kamzës, që drejtohet nga trajneri Ramadan Ndreu dhe përgatitësi i portierëve, Elton Puriqi, gjatë javës së shkuar i kanë përqendruar përgatitjet e skuadrës kryesisht në aspektin fizik. Por një tjetër mision ka qenë vëzhgimi me kujdes i lojtarëve që kanë ardhur për t’u testuar.

Rreth 27 lojtarë i nisën provat te Kamza dhe pas përzgjedhjeve të deritanishme trajneri Ndreu ka mbajtur vetëm 13, por edhe për ata pritet një tjetër seleksionim. Gjatë këtyre seancave nuk kanë munguar këshillat e trajnerit Ndreu për lojtarët që përgatit, ku kërkesa kryesore është mbajtja e regjimit sportiv.

“Nëse do të përballosh një kampionat në Superiore, së pari duhet të kesh karburant, i cili vjen në bazë të një regjimi veprimesh ditore, por edhe një regjimi ushqimi e gjumi. Nuk mund të përballosh seancën stërvitore me një sufllaqe apo duke qenë i përgjumur”. Kjo ka qenë këshilla e trajnerit të Kamzës për lojtarët që stërvit çdo ditë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.