Kamza me hapin e duhur, nis shtrimi i tapetit

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Kamza do të garojë në Superiore sivjet dhe për këtë drejtuesit e klubit, në bashkëpunim me Federatës Shqiptare të Futbollit kanë programuar një investim për ndërrimin e tapetit.

Pas heqjes së tapetit të vjetër, tashmë ka nisur shtrimi i të riut, teksa Kamza është në kohë për ta nisur kampionatin në shtëpi.

Ndërkohë po punohet edhe në ambientet e brendshme të tribunës, për ta bërë gati për sezonin e ri futbollistik.

Ditën e sotme kryebashkiaku Xhelal Mziu dhe presidenti Naim Qarri kanë inspektuar punimet që po bëhen në stadium dhe gjithçka është në rrugën e duhur.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.