Kamza merr Marsel Cakën nga Tirana

0
SHPËRNDAJE

Marsel Caka
Marsel Caka
Kategoria Parë/ Ekipi i Kamzës duket se kërkon të rikthehet sërisht në Superligë. Drejtuesit kanë bërë një merkato të kujdesshme, teksa në orët e fundit kanë zyrtarizuar edhe një tjetër transferim. Nga ekipi i Tiranës ka mbërritur portieri Marsel Caka, i cili për këtë sezon do të mbrojë portën e Kamzës. Ai është huazuar nga ekipi bardheblu për një periudhe 1-vjeçare, teksa më pas do të rikthehet sërisht tek Tirana. Me këtë lëvizje kamzalinjtë sigurojnë edhe portën, një repart që kishte nevojë për përforcime.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.