Kamza/ Mziu-Qarri japin garanci për Kamzën e Superiores

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Gjatë mesditës së djeshme, në ambientet e Bashkisë Kamzës, është zhvilluar një takim mes dy drejtuesve kryesorë të klubit të futbollit, kryebashkiakut Xhelal Mziu dhe presidentit Naim Qarri.

Bashkia e Kamzës, si aksionare me 49% të aksioneve mund të garantojë një
mbështetje të konsiderueshme financiare për klubin, i cili këtë vit militon në Superiore. Në parim është arritur një buxhet prej rreth 500 milion lekësh, shifër e cila pritet që të bëhet zyrtare për mbarëvajtjen e Kamzës në sezonin e ri futbollistik.

“Bashkia do ta mbështesë ekipin e futbollit në Superiore për të arritur synimet. Edhe pse me objektiva modeste, mund të konkurrojë denjësisht dhe të mos diskutojë mbijetesën”, mësohet të ketë thënë kryebashkiaku gjatë këtij takimi. Aktualisht, drejtuesit po punojnë në dy drejtime kryesore, në ndërtimin e një infrastrukture moderne dhe të pranueshme nga FSHF, sidomos lidhur me licencimin e stadiumit, si dhe në ndërtimin e një
skuadre të fortë me lojtarë cilësorë, që dinë të përballojnë ekipet elitare. Pozitiv është fakti se nga ky takim i dy krerëve të lartë, është arritur marrëveshja që ekipit të mos i mungojë asgjë në Superiore, në mënyrë që Kamza të mos jetë kalimtare në këtë kategori. Për të realizuar këtë synim, Mziu dhe Qarri kanë garantuar se do të kryhet një merkato e fuqishme.

TESTI MIQËSOR- Kamzalinjtë kishin planifikuar që ndeshjen e parë miqësore për këtë sezon ta kryenin të mërkurën ndaj Laçit, por ky takim u anulua, pasi ekipi ende nuk ishte i kompletuar. Por gjasat janë që kjo miqësore e planifikuar për në mesjavë të zhvillohet sot, ku Kamza e trajnerit Ramadan Ndreu, do të jetë përballë laçianëve të të drejtuar
nga Stavri Nica. Ky do të jetë testi i katërt gjatë përgatitjeve verore për laçin, ndërsa për Kamzën, është ndeshje parë e kontrollit për këtë periudhë përgatitore. Ndeshja është parashikuar të zhvillohet sot në orën 18:00 në kompleksin e FSHF-së, në Kamëz.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.