Kamza nuk pyet as Besëlidhjen, Apolonia “tri grushte” Elbasanit

0
SHPËRNDAJE

kamzaKamza ka arritur të fitoj ndaj rivalit të saj në Kategorinë e Parë Besëlidhja. Në fushën e këtyrë të fundit, djemtë e Devollit nuk kanë diskutuar formacionin.  Në fillim ishte kapiten Jetmir Sefa që shënoi një gol të bukur nga distanca në fundin e pjesës së parë. Ndërkohë që në pjesën e dytë ishte Morina që pas një goditje këndi të harkuar mjeshtërisht nga Ferraj ka arritur të dyfishoj diferencat. Ndërkohë që Kamara përgjigjet për lezhianët duke shënuar golin e shpresës pas një aksioni të bukur. Por në fundin e sfidës është Morina që shënon sërish goline  tretë të takimit duke dërguar shifrat përfundimtare Besëlidhja 1-3 Kamza.

 

Në këtë grup edhe Mamurrasi ka gjetur një fitore me Shënkollin 2-1 me golat e Ethemit dhe Gjonpalaj. Golin e vetëm të miqve e shënoi Keqira në fundin e lojës.

 

Në grupin B edhe Apolonia shkatërroi 3-0 Elbasanin në Fier pas golave të Uzunit 18’, 69’ dhe Dimo 54.

Ndërkohë që nesër Sopoti sfidon Apoloninë në Fushë Krujë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.