Kamza përmbys Erzenin me goleadë dhe merr kreun e renditjes në Grupin A

0
SHPËRNDAJE

Kamza ka arritur të fitojë me rezultatin e thellë 2-5 në ndeshjen e zhvilluar sot në transfertë ndaj Erzenit. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të mesfushorit Armando Pasha në minutën e 15′, por miqtë barazuan menjëherë në të 16-n falë mesfushorit Valdano Nimani.

Në pjesën e dytë Kamza mori kontrollin e lojës duke përmbysur shifrat me golat e sulmuesve Enco Malindi në të 50-n dhe 55-tën dhe Mario Morina në të 58-n dhe të parën e shtesës. Ndërkohë në minutën e dytë të shtesës ishte Mario Teqja që ngushtoi shifrat dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj ndeshjeje, Kamza merr e vetme kryesimin e grupit të Play OFF në Grupin A të Kategorisë së Parë me 39 pikë, 3 më shumë se Besëlidhja që këtë javë është pushim. Në javën e ardhshme Kamza do të jetë pushim, ndërsa pas dy javësh do të luajë “finalen” e madhe ndaj lezhjanëve në shtëpi, ku dhe pritet të vendoset skuadra që do të ngjitet në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm. /minuta90.com/

Grupi A, Play-OFF

Erzeni-Kamza 2-5

Golat: Pasha 15’, Teqja 90’+2 / Nimani 16’, Malindi 50’, 55’, Morina 58’, 90’+1

S'KA KOMENTE

Comments are closed.