Kamza shpallet kampione e Katgeorisë së Parë

0
SHPËRNDAJE
loading...


Katgeoria e Parë / Lojtarët e Kamzës janë treguar më të saktë nga pika e bardhë e penalltive duke humbur vetëm një, asnjë kurse për Lushnjën nuk realizuan kapiteni Çela dhe Byzhyti. Një sfidë e barabartë ku në fund fati u buzëqeshi Kamzës.

Ka përfunduar dhe koha shtesë, Kamza-Lushnja 0-0

118′ Goditje e bukur e Morinës me gjysmërrofeshat por topi kalon ngjitur me shtyllën.

114′ Skuadrave ju kanë mbaruar energjitë dhe ritmi i lojës ka rënë ndjeshëm.

109′ Gjonikaj bën heroin, në Elbasan Arena u krijua iluzioni i golit pas gjuajtjes së Sefës, por portieri i Kamzës ka bërë mrekullinë duke i mohuar golin Lushnjës.

90 Mbyllet koha e rregullt 0-0

80′ Ekipet tregohen të kujdesshëm duke menaxhuar mjaft mirë lojën.

70′ Boçi lëshon një predhë por Spaho bën heroin duke neutralizuar një gol të sigurt.

60′ Nimani i vetëm me portierin Spaho, gjuan por topi kalon ngjitur me shtyllën. Rast ideal për Kamzën.

47′ Canka lëshon një predhë me një goditje spektakolare po grushtimi i Gjonikajt i ka mohuar golin sulmuesit.

45′ Ka përfunduar pjesa e parë. Lushnja-Kamza 0-0

40′ Morina jep një asist për Rezin, i cili i vetëm përballë portierit Spaho ka gabuar duke mos mundur ta dërgojë topin drejt rrjetës. Skuadrat duket sikur janë zgjuar në këto minuta. 3 raste të pastra në harkun e 3 minutave.

39′ Goditje fluturimthi e Taullaut topi prek pak tranversën dhe del jashtë.

37′ Rasti i pafalshëm për Lushnjën, një skemë e bukur e lushnjarëve, Xhafa i gjendur i vetëm brënda zonës, gjuan me kokë por topi përfundon jashtë kuadratit.

32′ Lojë e barabartë, qarkullim topi nga të dyja skuadrat.

22′ Branica shërben bukur për Cankën, ky i fundit lëshon një gjuajtje, por reagon mjaft mirë portieri kamzali duke e grushtuar topin.

12′ Asgjë për tu shënuar në këto minuta të para. Lojë e qetë dhe pa raste shënimi.

5’ Canka jep sinjalin e parë, por gjuajtja e sulmuesit përfundon jashtë kuadratit të portierit Gjonikaj.

1′ Ka filluar takimi

Kamza-Lushnja 0-0

Kamza: Gjonikaj, Frashëri, Lelis, Basriu, Boci, Deliallisi, Ferraj,(Koleci 62′), Mehmeti, Rezi, (Nimani 61′), Malindi, Morina

Trajner: R.Ndreu

Lushnja: Spaho, Xhafa, Byzhyti, Ruço, Mone, Branica, Baze, (Alushi 71′), Taullau, Korreshi, (Bufasi 41′), Canka, Sefa

Trajner: A.Bano

KV: Frashëri 25′ / Byzhyti 25′, Branica 45′

Gjyqtar: K.Meta (Tiranë)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU