Kamza/ Shumë “dema” dhe një “fanatics”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Kamza pret në shtëpi Partizanin të shtunën dhe synimi për ekipin e Ramadan Ndreut është fitorja, që do t’i mbante ata në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit.

Për disa prej futbollistëve kjo është një ndeshje e veçantë, pasi në të shkuarën ata kanë luajtur me Partizanin. Portieri Gjonikaj është njëri prej tyre, madje ai është i huazuar nga të kuqtë.

Plaku dhe Raçiç gjithashtu kanë veshur fanellën e kuqe, ashtu si mesfushori Argjend Mustafa, që u afrua këtë verë nga Kamza dhe ka luajtur vetëm në ndeshjen e parë ndaj Kukësit për shkak dëmtimi.

Gjithashtu edhe Erlis Frashëri ka luajtur më parë më Partizanin. Korçari do të jetë i motivuar për këtë takim, pasi pavarësisht se ka luajtur me “demat” është një tifoz i thekur i Tiranës.

Kamza

S'KA KOMENTE

Comments are closed.