Kamza – Teuta, 3 përballje rresht por Ndreu ka ndihmën e një “gjermani”

0
SHPËRNDAJE

Shorti i kupës dhe kalendari i kampionatit, për 10 ditë rresht ka planifikuar tre përballje Kamza-Teuta, nga të cilat është zhvilluar vetëm e para e Kupës, e cila u mbyll në shifrat 1-1, ku çdo gjë ka mbetur e hapur për kualifikimin. Sigurisht, durrsakët janë më të favorizuarit për golin në fushë kundërshtare. Vetëm dy ditë kohë mbeten në dispozicion për të përgatitur ekipin në përballjen tjetër kundër durrsakëve, por këtë radhë në kampionat, në kuadër të javës së 13-të.

Besnik Syziu

Tashmë, Kamza e ka lënë pas ndeshjen e djeshme për Kupën e Shqipërisë dhe që dje ka nisur stërvitjen e radhës duke sfiduar shiun gjatë gjithë kohës së seancës. Në këtë stërvitje është synuar të punohet më shumë në drejtim të disa skemave se sa në anën e përgatitjes fizike. Trajneri Ndreu e ka përqendruar më shumë punën te titullarët që mendohen të jenë në ndeshjen e kampionatit, ku 7 prej tyre nuk ishin aktivizuar në ndeshjen e pardjeshme.

Ai madje, gjatë asaj ndeshje të kupës, ka marrë një informacion të plotë e të detajuar nga skuadra kundërshtare që do të përballet nesër në Durrës. Titullarët si Halilaj, Plaku, Fushtar, Mustafa, Frashëri dhe Idrizaj ishin lënë pushim dhe sot kanë bërë edhe stërvitje të përgatitjes fizike me ngarkesë të plotë. Një nga futbollistët e ardhur gjatë këtij sezoni te Kamza e Superiores është 21-vjeçari durrsak me dyshtetësi, Besnik Syziu. Përveç pasaportës së vendlindjes, ai ka dhe pasaportën gjermane, duke u aktivizuar në grupmoshat e OSV Hanover.

Lidhur me aktivizimin e tij të parë, mesfushori ofensiv u shpreh për “Panorama Sport”: “Sigurisht që është emocionues aktivizimi im i parë me ekipet e të rriturve. Dua të shpreh mirënjohjen dhe besimin që drejtuesit dhe stafi teknik bënë të mundur ardhjen time, si dhe aktivizimin tim. Tashmë më mbetet që unë të punoj më shumë për të fituar një vend titullari. Për të arrirë këtë duhet punë e përkushtim. Premtoj se shumë shpejt do të jem një i tillë në skuadër”, u shpreh mesfushori dhe në disa raste sulmuesi i ri te Kamza,

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU