Kamza vë kandidaturën për Kategorinë Superiore

0
SHPËRNDAJE

Me blerjet e bëra Kamza po bëhet një ekip që bashkë me Kastriotin e Besëlidhjen mund të konsiderohet si kandidate kryesore për ngjitjen në elitë nga grupi i veriut të Kategorisë së Parë 2015-16. Përveç Alfred Deliallisit, Kamza ka bindur të firmosin për të edhe nigerianin me shtetësi shqiptare Abraham Alechenu por edhe lojtarë të tjerë me përvojë si Fatmir Caca dhe Altin Lloga. Këtyre ju janë bashkangjitur edhe Spartak Elmazi, Rubin Baci si dhe një lojtar brazilian.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.