Kamza/ Vjen Raçiç, pritet edhe bomberi i Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Stevan Racic në duel me Stipe Buljan

Superiorja/ Kamza e nis kampionatin me Kukësin të shtunën më Zeqir Ymeri prej orës 16:00, teksa skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu synon të mos dalë pa pikë nga kjo përballje.

Ditën e djeshme ka mbërritur edhe sulmuesi serb Stevan Raçiç, i cili sot do të nisë përgatitjet me grupin. Afrimi i tij është shumë i rëndësishëm, pasi aktualisht stafi teknik ka nën urdhrat e tij vetëm Ermir Rezin.

Një tjetër futbollist që pritet është Sebino Plaku, i cili është paraqitur sërish në Korçë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. 32-vjeçari pritet të bisedojë me drejtuesit e Skënderbeut për të zgjidhur kontratën dhe më pas me shumë mundësi do të veshë fanellën e Kamzës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU