“Kanada 2015”, Amerika në finale (video)

0
SHPËRNDAJE

ShBA – Gjermani 2-0 (Carli Lloyd ’69 pen, Kelley O’Hara ’84)

Stadiumi Olimpik i Montrealit në Kanada shpërtheu në festë pas dygolëshit të Lloyd dhe O’Hara, që çuan fqinjet amerikane në finalen e madhe ku do të presin fituesen e çiftit Japoni – Angli.

Ishte një ndeshje e fortë ku edhe gjermanet treguan vlera në lojën e tyre por mesa duket 120 minutat e luajtura në çerekfinale kundër Frances bënë qe europianet të lodhen disi në pjesën e dytë duke i lëshur shumë terren vajzave amerikane që treguan freski dhe formë fizike të admirueshme gjatë gjithë 90 minutave.11196222_10206308031715612_5333121639586742523_n

Carli Lloyd ishte padyshim heroina e ndeshjes duke konvertuar në fillim në gol një penallti të dyshimtë të akorduar nga gjyqtarja rumune e takimit Albon, dhe më pas duke dhuruar një asist fantastik pas një depërtimi të bukur në zonë, në krahun e majtë të sulmit. Në ’60 ishte e pagabueshmja Célia Šašić e Gjermanisë që humbi penalltinë e saj që mund ti jepte lojës një drejtim krejt tjetër.

Tashmë ShBA-ja do të ketë rastin të hakmerret ndaj kampioneve në fuqi Japonisë që doli triumfuese në finalen e Botërorit të fundit që u diskutua po mes këtyre dy Përfaqësueseve. Gjithsesi duhet pritur edhe pak, pasi supriza Angli mund ti prishë planet japoneze dhe të bëhet ajo finaliste për herë të parë në historinë e saj. Mbetet për tu parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.