“Kanada 2015”, Amerika në fronin e futbollit femëror (video)

0
SHPËRNDAJE

11539236_945227582186773_9172010034611147678_oShBA – Japoni 5-2 (Lloyd 3, 5, 16, Holiday 14′, Heath 54 ; Ogimi 27, Johnston aut. 52)

ShBA: Solo, Saurbrunn, Lloyd, Krieger, Holiday. Morgan (Rampone 86), Brian, Rapinoe (O’Hara 61), Heath (Wambach 79), Johnston, Klingenberg. Tr. Jill Ellis

Japonia: Kaihori, Iwashimizu (Sawa 33), Kumagai, Sameshima, Miyama, Kawasumi (Sugasawa 39), Ohno (Iwabuchi 60), Utsugi, Ogimi, Ariyoshi. Tr. Norio Sasaki.

Takimi

Ka qenë një spektakël i vërtetë i ofruar për spektatorët e shumtë në stadium të cilët i kalonin 53 mijë dhe qindra mijërat që e ndoqën nga ekranet e televizionit, ajo çka shfaqi në fushë ekipi i Shteteve të Bashkuara. Jo vetëm rezultati spektakolar 5-2, jo vetëm golat e rrallë dhe mjeshtërorë të shënuar deri nga gjysma e fushës, por edhe një lojë e bukur, fluide, me pasime të shpejta e të përpikta, lojë me mendim dhe ide që shpesh nuk i shohim as në shumë ndeshje të meshkujve profesionistë në këtë sport.

11066068_10152975387937686_5082514823331411907_nVajzat japoneze u gjendën të befasuara nga ai fillim i furishëm i amerikaneve që shënuan tregolëshin më të shpejtë të Botërorëve me dygolëshin e kapitenes Lloyd në ‘3 dhe ‘5 dhe trefishimin e rezultatit me Holiday. Më pas vjen edhe qershia mbi tortë, vetëm në ’16 është po Lloyd që pasi dallon daljen e portieres Kaihori, nis një “raketë tokë-ajër” nga mesi i fushës që ndalet vetëm nga rrjeta. 4-0 dhe fluturon Amerika drejt triumfit të saj të tretë Boteror. Hera e fundit që ngrinte lart këtë trofe ishte viti 1999, kur Amerika ishte padrone absolute e këtij sporti e udhëhequr nga Mia Hamm.

espnw_a_lloyd_800x450
Carli Lloyd

Duhen lavdëruar edhe japonezet që nuk u shkurajuan edhe pse u mor vesh që kupa u iku nga duart. Trajneri Sasaki bëri dy zëvëndësime që në pjesën e parë, dhe kjo dha njëfarë ndryshimi në lojë teksa rezultati u shkurtua në 4-1 pas një goli të bukur të Ogimi ndërsa u krijuan edhe disa raste të tjera për shënim. Mirëpo as autogoli i Johnston në fillimin e pjesës së dytë nuk mund të ndryshonte fatet e ndeshjes teksa Heath e çon në 5-2 dhe më pas ka vetëm festë. Festë amerikane për triumfin, por edhe festë kanadeze, aty ku ky kampionat u luajt përmes një organizimi peër tu pasur zili.

Mungon Blatter 

Pas ndeshjes u bë edhe ndarja e çmimeve dhe dorëzimi i zakonshëm i trofeut të Kupës së Botës. Mirëpo ra në sy mungesa e kreut të FIFA-s, Sep Blatter i cili kishte deklaruar që nuk do të marrë pjesë për të mos shtuar dozën e kontroversitetit pas arrestimeve të disa zyrtarëve të lartë të FIFA-s për korrupsion. Ishte FBI-ja amerikane ajo që u bë sebep për këto arrestime që e lëkundën nga themelet organizmin më të lartë të futbollit botëror. E megjithatë Blatter zgjodhi të fshihet e të mos dorëzoje çmimin më të lartë të futbollit siç ja kërkon edhe detyra e tij.

Rekordet / çmimet

– Tregolëshi më i shpejtë në historinë e Botërorëve (Carli Lloyd – ShBA ‘3, ‘5, 14’)

– “Dorezat e Arta” (Hope Solo – ShBA)

– “Talentja e Botërorit” (Kadeisha Buchanan – Kanada)

– “Këpuca e Artë” (Celia Sasic – Gjermani)

– “Lojtarja e finales” (Carli Lloyd – ShBA)

– Paprekshmëria e portës (540 minuta pa pësuar – ShBA 2015 barazon Gjermaninë 2009)

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.