“Kanada 2015”, eliminim dramatik i Anglisë, Japonia në finale (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

914059-7c204fd8-2057-11e5-a290-3394738a47dd
Bassett shpërthen në të qara pas autogolit

Japoni – Angli 2-1 (Aye Miyama 32 pen, Laura Bassett 92 aut / Fara Williams 40 pen)

Ka përfunduar ëndrra e hirushes angleze, në gjysëmfinalen ndaj Japonisë ku autogoli fatkeq i Laura Bassett në sekondat e fundit të shtesës vulosi një 2-1 ndoshta të pamerituar për këtë ekip simpatik që shfaqi një lojë rezultative dhe të harmonizuar bukur. Askush nuk e priste që Anglia ti afrohej aq afër finales së këtij Botërori, madje as nuk ishte imagjinuar edhe nga fanatikët më të mëdhenj anglezë.

Nga ana tjetër Japonia, kampione ne fuqi, mbërriti në finale pa shumë zhurmë e bujë, pa shkëlqimin e Botërorit të fundit por me shumë punë dhe me përulësi, cilësi që i ka pasur gjithnjë jo vetëm në fushën e sportit.

Japonezet kaluan të parat në avantazh me një gol të Miyama pas një penalltie e cila nuk duhej të jepej pasi faulli i mbrojtëses angleze dukej qartë që ishte shkaktuar jashtë zonës. Megjithatë 1-0 për Japoninë por një penallti disi e diskutueshme pas një rrëmuje në zonën japoneze i jep mundësinë Williams të barazpeshojë gjithçka.

Pjesa e dytë nuk solli ndryshime në lojë apo rezultat dhe atëherë kur dukej se çdo gjë po mbyllej në barazim, një top i gjatë pa shumë pretendime devijohet nga Bassett, njëra nga lojtaret më të dalluara në këtë Boteror, duke goditur traversën dhe duke përfunduar përtej vijës fatale. 2-1 dhe nuk ka më kohë. Japonia në finale ndaj ShBA-së, për një akt të dytë të dramës së Botërorit të kaluar.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.