Kaos në Bundesligë, rebelohen 6 klube

0
SHPËRNDAJE

Bundesliga/ Futbolli gjerman është përfshirë në nje vorbull problemesh pasi disa klube kanë filluar të protestojnë në lidhje me të drejtat televizive. Janë plot 6 skuadra që janë rebeluar, por ajo që po i udhëheq këto protesta është ekipi i Stuttgart. Skuadrat e Werder Bremen, Eintracht Frankfurt, Hertha Berlin, Hamburg dhe Koln protestojnë pasi të drejtat televizive ndahen sipas renditjes në sezonin e kaluar, teksa këta klube kanë pretendime të tjera. Presidenti i skuadrës se Stuttgart u shpreh para mediave: image
“Pozicioni në renditje duhet të jetë vetëm një nga elemenetet nga ku e drejta televizive duhet të shpërndahet. Ne duam të merret parasysh edhe çështja e reklamimit, por edhe mesatarja e tifozëve në stadium.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.