Kaos tek Reali i Madridit, kërkohet urgjent shkarkimi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

real
Bëhet fjalë për revoltën që e ka shprehur skuadra dhe stafi teknik i “Los Blancos” për stafin mjekësor të klubit.
Sipas mediave spanjolle, stafi mjekësor i kryesuar nga doktor Olmo, është sulmuar shumë gjatë ditëve të fundit për shkak të dëmtimeve të shpeshta te Reali i Madridit.

Toni Kroos i është bashkuar listës së mungesave të Real Madridit për ndeshjen kundër Real Sociedadit, të shtunën. Kroos i bashkohet Ronaldos dhe Benzemasë në pjesën më të rëndësishme të sezonit.

Skuadra ka kërkuar shkarkimin e Olmos dhe gjithë stafit mjekësor, por mbetet të shihet nëse një kërkesë e tillë do të aprovohet nga drejtuesit e klubit.
Duhet theksuar që Olmo është person i afërt me presidentin Florentino Perez.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.