Kapiten Shkëmbi nga minuta e parë, Lilaj në dyshim

0
SHPËRNDAJE

IMG_9996
Bledi Shkëmbi – Skënderbeu

Përballja e kampionëve të Shqipërisë në Ligën e Kampionëve të Europës është vetëm pak ditë larg dhe më në fund mbërrijnë lajme të mira mbi rikuperimin e kapitenit të Skënderbeut, Bledi Shkëmbi. Sipas gazetës Panorama, Shkëmbi është thuajse tërësisht i rikuperuar nga dëmtimi i pësuar në fazën përgatitore në Austri dhe do të jetë i gatshëm për tu aktivizuar që nga minuta e parë nëse e sheh të arsyeshme trajneri Mirel Josa.

Nga ana tjetër, njëfare dyshimi lind për Sabjen Lilajn i cili ka një shqetësim të lehtë por që gjithsesi vë paksa në dyshim aktivizimin e tij në ndeshjen e së martës ndaj irlandezo-veriorëve të Crusedars. Sidoqoftë, skuadra e Skënderbeut duket në përgjithësi e përgatitur mirë dhe me dëshirë të madhe të kapërcejë disa ture këtë vit pasi e ndjen veten gati për hapa më të mëdhenj edhe në Europë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.