Kapiten Totti shpëton Romën nga humbja (Video)

0
SHPËRNDAJE

Serie A/ Skuadra e Romës ka bërë një hap fals në kampionat teksa ka barazuar në transfertën e Atalantës duke mos përfituar nga humbja e Napolit, por duke i lënë edhe Interit rrugën hapur për vendin e tretë. Ndeshja në Bergamo ishte një festival i vërtetë pasi u mbyll me rezultatin 3-3. Verdhekuqtë e Spalletit ishin në avantazh të dyfishtë brënda 27 minutave falë golave të Digne dhe Nainggolan, por pjesa e parë do të mbyllej në barazim pasi Alessandro në minutën e 34′ dhe Borrielo në minutën e 45′ barazuan shifrat në 2-2.image Në pjesën e dytë është sërish ish sulmuesi i Romës, Borrielo do të kalonte zikaltërit e Atalantës në avantazh 3-2 me golin e tij në minutën e 50′. U duk si një përmbysje e madhe, por ka qenë kapiteni Francesco Totti ai që me golin e tij në minutën e 85′ i dha një pikë Romës. Legjenda e verdhekuqve ishte prej pak minutash në fushë, por tregoi edhe njëherë klasin e tij dhe pse mbetet mbreti i Romës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.