Kapiteni Agolli: Ishte një nder, uroj të mos takohemi kurrë si kundërshtarë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Ansi Agolli, ashtu si shumë kuqezinj të tjerë, ka përshëndetur nëpërmjet një postimi në Instagram trajnerin Gianni De Biasi i cili u largua sot zyrtarisht nga drejtimi i Kombëtares.

Postimi i kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë Ansi Agolli

Faleminderit Mister!

Në 6 vitet tuaja në drejtimin e Kombëtares, na mësuat shumë, na treguat që forca e grupit mund të sjellë rezultate të pamenduara, dhe na bëtë të besojmë më shumë tek vetvetja. Bashkë arritëm të shkruajmë historinë e futbollit shqiptar, dhe emri juaj aty qëndron me shkronja kapitale.

Po e lini skuadrën në një nivel më të lartë se e gjetët para 6 vjetësh, me pretendime për rezultate më të mira dhe për lojë me të bukur.

Për të gjitha këto, jam i bindur që shqiptarët do t’iu mirëpresin gjithmonë. Fundja, edhe ju jeni një prej nesh tashmë.

Mirupafshim në rrethana të tjera, dhe uroj kurrë si kundërshtarë!

Ishte një nder.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.