Kapiteni Hallaçi: Na shijuan pushimet, tashmë na pret Champions League

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Te Kukësi i kanë shijuar në maksumin pushimet pas përfundimit të kampionatit, megjithëse koha për t’iu përkushtuar jetës private ka qenë relativisht e shkurtër.

Titulli kampion ka bërë të harrohen të gjithë sakrificat e një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm, ndërsa objektivi i radhës për kampionët e Shqipërisë mbetet paraqitja sa më dinjitoze në Champions League përballë skuadrave me nivel shumë të lartë. Kapiteni Rrahman Hallaçi e ka të qartë se skuadra ka nevojë për përforcime, që Kukësi të mos jetë thjesht kalimtar në këtë ekperiencë të radhës europiane.

“Para se të mbaronte kampionati kemi folur me djemtë se na duhej edhe një sforcë e fundit për titullit për të nisur të qetë pushimet me të afërmit tanë. Tashmë na pret një sfidë e madhe në Champions.

Dalëngadalë skuadra do të kompletohet me të gjithë futbollistët që kanë qenë pjesë e skuadrës, dikush është larguar dhe të tjerë do të vijnë si përforcime të merkatos. Champions League është një nivel shumë i lartë duhet vlerësuar maksimalisht.

Sigurisht që ne do të bëjmë maksimumin për t’u përballur denjësisht me kundërshtarët tanë por kuptohet se na duhen disa përforcime cilësore.”

Si lojtari më me eksperiencë i Kukësit, kapiteni Hallaçi thekson se nuk mund të humbet kohë me lojtarëve në provë, pasi skuadra ka nevojë vetëm për ata elementë të gatshëm për të dhënë kontrobut në Champions.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në merkato, sepse ne kemi nevojë vetëm për lojtarë cilësorë të gatshëm për të na ndihmuar në Champions League. Kukësi nuk është një skuadër për të provuar lojtarë.”

Në moshën 33-vjecare Hallaçi e ndjen veten në formë të mirë fizike, duke premtuar se për të paktën edhe dy sezone do të japë kontribut në fushën e blertë.

“Ne e mbyllëm sezonin me titullin kampion dhe unë personalisht u ndjeva shumë mirë fizikisht. Mendoj se do të luajë edhe dy sezone të tjera para se të var këpucët në gozhdë“,-mbylli prononcimin e tij, kapiteni i Kukësit, Rrahman Hallaçi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.