Kapiteni i Sutjeskës është goditja e rradhës e Partizanit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Partizani pritet të zyrtarizoj ditën e martë mesfushorin Jovan Nikoliç. Kapiteni i Sutjeskës në  Malin e Zi, ka arritur akordin me drejtuesit e kuq dhe pritet të  firmos kontratën dhe më pas të niset direkte në drejtim të Ohrit për tu vendosur në urdhërat e trajnerit Sulejman Starova.

DVSC-SutjeskaNiksic

Nikoliç shquhet për lojën e tij të fortë dhe luftarake. Për këtë arsye edhe pse në mosh më të re (24-vjec) se disa nga lojtarë të tjerë të  ekipit, ai ka qenë  kapiteni i Sutjeskës, me të cilën ka fituar edhe 2 tituj kampion në 3 vitet e fundit.

Gjithashtu, Nikolic mund të  aktivizohet edhe në rrolin e qendërmbrojtësit.Por në raste të veçanta edhe si mbrojtës i djathtë.

DEBRE20150702023-365x365

Lojtari nuk është i lirë, Partizani në mënyrë profesionale ka negociuar me skuadrën e Sutjeskës dhe është arritur në fillim akordi mes klubeve për çmimin e kartonit të futbollistit, më  pas është vazhduar negociata edhe me lojtarin që është bindur nga projekti i të kuqve, por edhe nga miqësia me sulmuesin Stevan Raçiç, i cili në  komunikimin që  ka pasur me Nikoliç, i ka folur fjalët më të mira për klubin, tifozët dhe padyshim për presidentin Gazmend Demi, njëriu që riktheu Partizanin në nivele më të larta të futbollit tone.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.