Kapiteni nuk është ndaj Partizanit

0
SHPËRNDAJE

15137623_916111545186606_9197372822367072465_oTeuta luan të shtunën ndaj Partizanit, në një ndeshje ku ekipi i drejtuar nga Gugash Magani do kërkoje kthesën te rezultatet pozitive, ku do tentojë të paktën një pikë në këtë transfertë.

Rustem Hoxha, kapiteni i Teutës nuk do të ketë mundësi të japë kontributin e tij në sfidën e rradhës për durrsakët ndaj Partizanit në “Elbasan Arena”, në ndeshjen që luhet të shtunën në orën 17:00.

Kartoni i verdhë i marrë ndaj Kukësit ka dërguar në 3 numrin dhe tashmë Rustem Hoxha do ta ndjekë skuadrën nga tribuna në ndeshjen e rradhës. Me shumë gjasa, mbrojtësin do ta zëvëndësojë mesfushori Bledar Hodo, që nuk luan për herë të parë në pozicionin e qendërmbrojtësit. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.