“Kapitullon” Holanda, rrezikon kualifikimin. Mësoni dhe rezultatet ndeshjeve të tjera

0
SHPËRNDAJE

Letoni – Çeki 1-2

Golat: Zjuzins 71’/ Limbersky 13′, Varida 25′

Letoni: Vanins, Freimanis, Gokss, Maksimenko, Dubra, Kamess, Fertovs, Tarasovs, Zjuzins, Rakels, Karasauskas. Trajner: M.Pahars

Çeki: Cech, Limbersky, Prochazka, Suchy, Kaderabek, Sural, Pavelka, Darida, Dockal, Kolar, Skoda. Trajner: P.Vrba

Çeki merr një fitore me mjaft vlera në fushën e Letonisë me rezultatin 1-2 dhe arrin te sigurojë e para kualifikimin për në Europianin “Francë 2016” në grupin A. Me këtë fitore çekët marrin kryesimin dhe shkëputen 7 pikë nga Turqia e vendit të tretë kur kanë mbetur edhe dy ndeshje. Tashmë ekipi i drejtuar nga trajneri Vrba synoj që t’i mbyllë në krye të grupit këto eliminatore, pasi objektivi tashmë u arrit.

Turqi – Holandë 3-0

Golat: Ozyakup 8′, Turan 27′, Yilmaz 86′

Turqia: Babacan, Ozbayrakli, Aziz, Balta, Erkin, Inan, Çalhanoglu, Tufan, Ozyakup, Turan, Yilmaz. Trajner: F.Terim

Holanda: Cillessen, Wan der Wiel, de Vrij, Bruma, Riedewald, Blind, Narsingh, Klaassen, Sneijder, Depay, Van Persie. Trajner: D.Blind

Arda Turan duke festuar pas golit
Arda Turan duke festuar pas golit

Ekipi i Holandës është në një kolaps të vërtetë, dhe këtë gjë e tregoi edhe humbja turpëruese ndaj Turqisë me rezultatin 3-0. “Tulipanët” ishin një ekip mediokër në këtë ndeshje duke u mposhtur lehtësisht nga turqit, të cilët u udhëhoqën nga një super Arda Turan. Me këtë humbje Holanda i dorëzon vendin e tretë Turqisë që e mposhti 3-0, dhe tashmë rrezikoj seriozisht të mos kualifikohet për në “Francë 2016”

Uells – Izrael 0-0

Golat: S’ka

Uells: Hennessey, Richards, Gunter, Williams, Davies, Taylor, King, Ramsey, Edward, Robson, Bale. Trajner: C.Coleman

Izarel: Marciano, Dgani, Ben Haim, Dasa, Tibi, Ben Harush, Zahavi, Bitton, Natcho, Kyal, Dabbur. Trajner: E.Gutman

Uellsi i Gareth Bale nuk arrin dot të marrë një tjetër fitore në këto eliminatore, teksa barazoi brënda në shtëpi me Izraelin. Ndeshja u luajt thuajse me një portë pasi uellsianët e dominuan krejtësisht, por i mungoi vetëm goli. Izraelitët e morën atë për të cilën shkuan në Uells, barazimin, që i mban në vendinne tretë, ndërkohë që Uellsi shkëputet akoma më shumë në krye të renditjes.

Norvegji – Kroaci 2-0

Golat: Berget 51′ 69′

Norvegji: Nyland, Elabdellaoyi, Hoglan, Forri, Hogli, Skjelbred, Tettey, Johansen, Henriksen, Berget, Soderlundi. Trajner: P.Hogmo

Kroaci: Subasić, Vrsajlko, Vida, Čorluka, Srna, Modrić, Brozović, Pjaca, Rakitić, Perisić, Mandukić. Trajner: N.Kovać

Berget feston një nga golat kundër Kroacisë
Berget feston një nga golat kundër Kroacisë

Kroacia humbet një shans të artë për të vazhduar kryesimin, teksa është mposhtur nga Norvegjia në fushën e këtyre të fundit. As rikthimi i Modrić nuk i ka ndihmuar kroatët, që tashmë presin ndeshjen e Italisë për të mësuar se ku do të renditen. Ndërkohë dopieta e shënuar nga Berget i jep kryesimin e përkohshëm Norvegjisë, që gjithashtu është në pritje të ndeshjes Itali-Bullgari për të mësuar nëse do të qëndrojë kryesuese, apo do të zbresë në vendin e dytë.

Malta – Azerbaxhan 2-2

Golat: Mifsud 55′, Effiong 71’/ Armiqyliev 36′ 80′

Malta: Hog, Muscat, Hagius, Borg, Camilleri, Failla, Schembri, Briffa, Muscat, Effiong, Mifsud. Trajner: P.Ghedin

Azerbaxhan: Agayev, Dasdamirov, Sadygov, Garayev, Guseynov, Mirzabekov, Taghiyev, Amirqyliyev, Nazarov, Ismaylov, Gurbanov. Trajner: R.Prosinecki

Një ndeshje me mjaft gola dhe emocione ishte ajo mes Maltës dhe Azerbaxhanit. Të dyja skuadrat që luajnë pa objektiv barazuan në takimin mes tyre. Të parët kaluam në avantazh miqtë, por vëndasit e Maltës arritën t’a përmbysin rezultatin. Azerbaxhanasit nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë ndeshjen në minutën e 80′.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.