Kapllani fiton duelin me Gjasulën, Cikalleshi sërish titullar

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Sot kanë zbritur në fushë disa prej legjionarëve shqiptarë që aktivizohet në kampionatet e huaja. Në Bundesligën 2 gjermane janë përballur me njëri tjetrin Jurgen Gjasula dhe Edmond Kapllani. Takimi është mbyllur me rezultatin 0-2 në favour të FSV Frankfurt të Kapllanit i cili e ka ndjekur ndeshjen nga stoli për shkak të një dëmtimi të pësuar 2 javë më parë. Ndërkohë Gjasula ka qenë titullar për 60 minuta por nuk ka mundur të lërë shenjë në këtë takim.

Fußball: 2. Bundesliga - 1. Spieltag: SpVgg Greuther Fürth - Karlsruher SC am 25.07.2015 im Stadion am Laubenweg in Fürth (Bayern): Der Fürther Jürgen Gjasula (r) spielt gegen den Karlsruher Martin Stoll. Foto: Timm Schamberger/dpa (Wichtiger Hinweis: Aufgrund der Akkreditierungsbestimmungen der DFL ist die Publikation und Weiterverwertung im Internet und in Online-Medien während des Spiels auf insgesamt fünfzehn Bilder pro Spiel begrenzt.) +++(c) dpa - Bildfunk+++
Jurgen Gjasula

Sot ka luajtur edhe Basaksehir, skuadra turke ku aktivizohet sulmuesi Sokol Cikalleshi. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare është aktivizuar për 70 minuta lojë duke u zëvëndësuar më pas nga shoku i tij i skuadrës Batdal. Kjo ishte humbja e dytë në dy ndeshje për Basaksehir që e ka nisur në mënyrën më të keqe sezonin duke u eliminuar edhe nga Europa League në turin e dytë. Cikalleshi shënoi në ndeshjen e parë kundër Antalyaspor por në ndeshjen e sotme nuk ka arritur ti japë një dorë skuadrës së tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.