Kapllani: U përqëndruam, por ndikon ngarkesa e ndeshjeve

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Zv/trajneri i Teutës, Xhevahir Kapllani, pas ndeshjes me Vllazninë, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Erald Kodheli, u u shpreh se ekipi dëshironte të merrte 3 pikët sot, por nuk ia arriti të shfrytëzonte rastet, por sipas tij, ngarkesa e ndeshjeve gjatë javës së fundit ka ndikuar te të gjithë skuadrat.

Ndeshja? “Duke pare mungesën e pikëve, ekipi ishte përqëndruar maksimalisht për të marrë tre pikët. Skuadra u mundua të reagonte, por jo 100% dhe ato raste që kishim nuk i shfrytëzuam maksimalisht.”

Merkatoja? “Të kalojmë dhe ndeshjen me Laçin dhe me ndërhyrjen e presidentit Hasanbelliu do kemi ndryshime në skuadër, do kemi përforcime në të gjitha repartet.”

Ngarkesa fizike? “Përpos gjendjes psikologjike, edhe ngarkesa e tre ndeshjeve në javë po ndjehet te të gjthë sepse skuadrat nuk janë të freskta fizikisht”,-mbylli prononcimin e tij, zv/trajneri i Teutës, Xhevahir Kapllani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.