Karabeci: Ekipet po i druheshin golit, ja çfarë bisedova me gjyqtarin Jemini

0
SHPËRNDAJE

erando-karabeciKapiteni i Tiranës, Erando Karabeci, pas ndeshjes me Partizanin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Dritan Shakohoxha, tregoi atë çfarë i tha gjyqtarit Lorenc Jemini.

“Ky 27 minutësh ishte një risi dhe ndoshta të dy ekipet i druheshin golit. Kjo ishte arsyeja që loja nuk shkoi ashtu si dje. Ishte njëfarë frike. U futëm të fitonim, por duhej edhe të ishim të përqëndruar edhe prapa”.

“Kartonat? Ishin faulla taktikë. Sulmuesi po shkonte drejt portës, ndërsa i dyti ishte një inerci e imja. Më duhej t’i bëja ato faulla”.

“Çfarë i thashë gjyqtarit Jemini? Është kartoni im i parë i kuq, dhe mund të ma falte atë karton. Atë i kërkova pasi ishin edhe 2 minuta lojë”.

“Në këto katër javë kam ndryshuar pozicion. Kam qenë më statik, ndërsa tani lëviz më shumë, jam më i lirshëm. Tani ndihem më i lirë pasi luajmë më modul tjetër që më bën të shprehem më shumë”.

“Kalendari? Kemi grup të konsoliduar. Kemi lojtarë që na zëvendësojnë”.

“Ndikon ky 30 minutësh për të hënën? Mendoj se ishte një 30 minutësh si një stërvitje. Më tepër mund të jemi të lodhur nga ndeshja e djeshme. Nuk ndikon, pasi ka kohë”,-mbylli prononcimin e tij, kapiteni i Tiranës, Erando Karabeci. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.