Karabeci: Golin ia dedikoj tifozëve dhe…vetes

0
SHPËRNDAJE
Loading...

erKaShënon rrallë Erando Karabci, por kur e bën, nga “cilindri” nxjerr vetëm supergola. Ishte ai që shpëtoi nga humbja Tiranën me atë realizim në minutat shtesë. “Po, është e vërtetë. Jam zakonisht larg golit. Por më vjen mirë që ky gol me Laçin na jep një pikë shumë të vlefshme. Pasi mendonim se ndeshjen e kishim të humbur, por të kënaq fakti që evituam humbjen në fund”. Përsa i takon dedikimit është i qartë kur thotë: “Ia dedikoj tifozëve që ishin të shumtë në stadium. Por edhe vetes time, pasi kam kaluar një periudhë dëmtimi 3-mujore dhe u riktheva me një gol, gjë që është diçka që më shpërblen në një farë mënyre të gjitha vuajtjet”. Kurse në analizën që i bën lojës, Karabeci evidenton: Faktikisht nuk na u duk se ishim në fushë të Laçit, por në tonën, përderisa luhej në Krujë. Kishim ardhur për tre pikë, por për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet, besoj se ky barazim është i vlefshëm për ne. Këto dy jave do të na shërbejnë shumë për të kolauduar ekipin sepse kemi afruar shumë lojtarë në merkato dhe duhet të njohim ende njëri-tjetrin”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.