Karaxhiç: Prania e Kryeministrit Vuçiç na bën më të fortë

0
SHPËRNDAJE

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka kohë që e ka një ftesë nga
homologu I tij shqiptar Edi Rama për në ndeshjen Shqipëri-Serbi. Më herët Vuçiç kishte shprehur gadishmërinë ndërsa tani prania e tij ën tribunën e “Elbasan Arena” konfirmohet zyrtarisht.
image
Tomisllav Karaxhiç Presidenti I Federatës Serbe të Futbollit ka konfirmuar se me ekipin serb më 8 tetor në Shqipëri do të jetë edhe kryeministri Vuçiç për të mbështetur skuadrën në ndeshjen e kualifikueseve të “Francë 2016”.Serbët presin një atmosferë të zjarrtë në Elbasan dhe disa media kishin zbuluar se Karaxhiç Presidenti I Federatës nuk do e shoqëronte skuadrën ai e mohoi diçka të tillë.

Karaxhiç duke takuar Vuçiç
Karaxhiç duke takuar Vuçiç

“Unë do të shkoj,do jetë edhe kryeministri Vuçiç dhe me të nuk kemi pse të kemi frikë,madje ai na bën më të fortë” thotë Karaxhiç

Mediat serbe zbulojnë se Presidenti Karaxhiç do jetë nën mbikëqyrjen e 5­6 oficerëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë të veshur civilë.Delegacioni serb do të qëndrojë në Tiranë dhe më pas do udhëtojë në Elbasan aty ku luhet edhe ndeshja./Albeu.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.