Kartoni i kuq i Berishës thuajse njësoj si 7 vite më parë (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kartoni i kuq për Etrit Berishën gjatë ndeshjes së Shqipërisë ndaj Izraelit për shumëkënd u duk i egzagjeruar pasi skena të tilla “gjelash” i kemi parë me dhjetëra herë mes lojtarësh dhe shumicën e rasteve të dy palët janë ndëshkuar me të verdhë ose në rastin më të keq me të kuq.

Sidoqoftë, ishte portieri ynë që ra në sy si më agresivi në këtë përplasje me izraelitin Zahavi por ajo që bëri përshtypje është se u dha penallti kur topi nuk ishte fare pranë në vendin e incidentit.

Në fakt, me rregullore arbitri pasi i dha kartonin e kuq Berishës (pas sinjalizimit të ndihmësit) dhe asnjë ndeshkim Zahavit duke e konsideruar këtë të fundit të pafajshëm, ishte i detyruar të akordonte penalltinë.

Ky episod fatkeq na shtyu që redaksia jonë e minuta90.com të nxjerrë nga arshivat këtë video të portierit të Vllaznisë, Armir Grima që rreth shtatë vjet më parë, në një moment gjaknxehtësie shkaktonte penallti edhe pse kishte zotërim 100% të topit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.