Kartoni i kuq më i pakuptimtë në botë

0
SHPËRNDAJE

e04a4c5b6d0e07c58db007813864f7ac_169_lJemi në Suedi. Luhet ndeshja mes Pershagen dhe Jarna në futbollin e kategorive të ulëta të këtij vendi. Adam Lindin Ljungkvist është ndëshkuar më herët me një karton të verdhë ndërsa në pjesën e dytë, gjyqtari i tregon edhe të verdhën e dytë duke e përjashtuar nga loja me të kuq. Arsyeja? Provokoi kundërshtarin thotë gjyqtari por ndërkohë mësohet se provokimi i bërë ka qenë një …pordhë.

“Nuk e besoj ende,” – thotë lojtari. “Ishte gati fundi i lojës dhe nuk e mbajta dot dhe e lëshova. Mirëpo gjyqtari i ndodhur aty pranë mu kthye në moment dhe më nxorri të verdhën e dytë. Më dhimbte stomaku e më erdhën gazra. E pyeta dhe më tha se bëra provokim. Hajde merre vesh.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.